Dyshime për “deformim të qëllimshëm” të rezultatit zgjedhor

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 08:07 | Nga

Komisioni Qendror Zgjedhor është drejt finalizimit të numërimit të votave me kusht, të cilat do t’i hapin rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare, shkruan sot Koha Ditore.

Numërimi i tyre pritet të përfundojë të mërkurën. Por, dukuria e fletëvotimeve të parregullta ka qenë prezente edhe tek votat me kusht, duke bërë që të rritet numri i tyre, në total mbi 50 mijë.

Burim Ahmetaj, koordinator në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka thënë se një numër i fletëvotimeve kanë qenë të dëmtuara me qëllim, të cilat nuk mund të vlerësohen si të rregullta.

“Vota të pavlefshme ka edhe në fletëvotimet me kusht. Bëhet fjalë për një numër jo aq të madh sa e kemi pasur më herët, ku kryesisht ka fletëvotime të dëmtuara qëllimisht”, ka thënë Ahmetaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme