Dyshime se VV bëri dallavere me vota: Prokuroria ka autorizuar policinë për mbledhjen e provave

Prishtinë | 20 Mar 2025 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili tash e disa ditë po publikon video në rrjetet e saja sociale, nga ku aludohet se Vetëvendosja manipuloi me votat e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ato video tashmë do të jenë në duar të organeve kompetente, pasi prokuroria e ka konfirumar një gjë të tillë.

Prokuroria, më 20.03.2025 ka konfirmuar për KALLXO se ka autorizuar Policinë që të grumbullojë informacione.

“Lidhur me pyetjet të cilat i keni parashtruar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se ka lëshuar autorizim organeve të policisë për mbledhjen dhe grumbullimin e të gjitha informacioneve në lidhje me ngjarjen aktuale”

Të ngjashme