Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se këto tri vite të kësaj Qeverie, janë vitet më të këqija të furnizimit me barna.
Për këtë Zemaj ka thënë se ka adresuar dhjetëra kërkesa për qasje në dokumentet publike në MSh dhe ShSKUK.
“Dyshojmë fuqishëm se kjo Qeveri ka keqmenaxhuar me furnizim të barnave si dhe ka keqpërdorur paranë publike, prandaj kam adresuar dhjetra kërkesa për qasje në dokumentet publike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor. Në mënyrë që të vërtetën e hidhur ta shohin të gjithë dhe të keqën ta ndalpjmë”, ka thënë Zemaj në Facebook.
https://www.facebook.com/zemajarmend/videos/1140319930473859/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v