Dyshohet se organizoi lojëra të fatit, arrestohet një person në Istog

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në fshatin Rakosh të Istogit pasi dyshohet se ka organizuar lojëra të fatit. Sipas njoftimit të policisë të njëjtit i është shqiptuar edhe një gjobë prej 200 eurosh, duke u bazuar në ligjin antiCOVID-19, njofton Klankosova.tv.

”Policia e Kosovës, Stacioni Policor Istog, me datë 08.09.2021, rreth orës 21:00, deri sa ishte duke patrulluar në fshatin Rakosh-Istog, në brendi të një lokali ka vërejtur disa persona, pas kontrollit qe iu është bërë lokalit janë vërejtur disa tiketa të lojërave të fatit.

Tutje bëhet e ditur se nga vendi i ngjarjes është konfiskuar një shtëpizë e kompjuterit, që dyshohet se është përdorur për organizimin e lojërave.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Të ngjashme