Corriere della Sera shkruan se 27 maji është data vendimtare për të kuptuar të ardhmen e Andrea Agnelli te Juventusi.
Gazeta zbulon datën e mbledhjes së aksionarëve të Exor, ndërmarrja familjare që kontrollon Juventusin, e disa të tjera.
Agnelli ka qenë në ballë të krijimit të Superligës që u diskutua aq shumë dhe Juventusi mund të përballet me sanksione për rolin e tyre në garë.
Shefi i Exor, John Elkann ka shumë të ngjarë të japë verdiktin gjatë takimit në 27 maj, ose në çdo rast pas një vlerësim të situatës te “Zonja e Vjetër”.
Agnelli duhej të ishte nënkryetari i Superligës, pasi ai ishte një nga ‘baballarët’ themelues të kësaj gare, duke bërë ndarje me UEFA-n dhe FIFA-n.