E bija e Jusuf Gërvallës thotë se shpejt do të gjykohen vrasësit e babait të saj

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 09:09 | Nga

Dje në Gjykatën e Lartë të Munihut, prokurori i përgjithshëm federal në procesin gjyqësor kundër dy funksionarëve të lartë të UDB-së Perkoviç dhe Mustaç ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasjen e kryer ndaj disidentit kroat Stjepan Gjurekoviç.

Këtë e ka bërë me dije mbrëmë në Facebook aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla Schwarz. E bija e Jusuf Gërvallës , në këtë rrjet social ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojë edhe gjykimi ndaj të dyshimtëve për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Lidhur me këtë gjykim ajo ka shkruar në Facebook: “I paralajmëroj të gjithë ata që direkt apo indirekt janë të implikuar në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe të Kadri Zekës që nuk iu ka mbetur edhe shumë kohë që të deponojnë deklaratat e tyre pranë organeve gjermane.

Bashkëpunimi me organet hetuese për lehtësimin e hetimeve në Gjermani shpërblehet me një dënim dukshëm më të butë”.

Donika Gërvalla shpreson se do të zgjidhet misteri i vrasje së tre shqiptarëve në Gjermani në janarin e vitit 1982 dhe ka shkruar: Lëmshi po zgjidhet pak e nga pak. Ndërsa ka përfunduar se “këmbanat po bien për të gjithë ata që kanë veshë”./KD/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme