Pasioni i madh për shpejtësinë e lartë në ngasjen e motorit i ka kushtuar jetën një modeleje dhe blogereje ruse. E njohur mjaft në vendin e saj, ajo kishte mbledhur plot 160 mijë ndjekës në rrjetet sociale ku postonte shpesh foto dhe video që tregonin manovra të rrezikshme me mjetin e saj tip BMW S1000RR.
Në postime të ndryshme Olga Pronina e ka përshkruar motorin si ai që i jep ndriçim në sy dhe i jep qetësinë duke e bërë të harrojë çdo problem.
Një nga xhirot e saj ditën e djeshme ka rezultuar fatal për jetën. Policia ruse ka raportuar se Pronina, 40 vjeç është përplasur me një nga ndarëset e korsive me motor duke u ndarë në dysh.
Nuk dihet ende nëse në atë moment ajo po filmonte një video tjetër për ndjekësit në Instagram.