E dhimbshme: Rrokulliset vetura, vdes 19-vjeçari

| 30 Pri 2022 | 13:31 | Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lezhë-Shëngjin, pranë Knallës.

Burime për Abc bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës, Armando Pacani 19 vjeç. Në gjendje të rëndë mësohet se është pasagjeri që ndodhej në makinë.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Të ngjashme