Ka vdekur futbollisti 13-vjeçar Afgan Asani nga fshati Çerkez i Kumanovës.
Lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur trajneri i tij, Ismet Zeqiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Afgan Asani ishte pjesë e klubit KF Kumanova, ku konsiderohej si një talent i ri dhe i dashur nga bashkëlojtarët dhe trajnerët.
Në mesazhin e tij prekës, Zeqiri ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e futbollistit të ri, duke i shprehur ngushëllime familjes Asani dhe të gjithë të afërmve.
Postimi i plotë:
LAJM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë 13-vjeçar, Agan Asani.
Humbja e tij na ka prekur thellë si klub, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë familja e KF Kumanova.
Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Asani, të afërmve dhe miqve.
Kujtimi për Aganin do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.
U prehtë në paqe.