Një tragjedi në Kroaci ka rrënuar botën e futbollit.
Marin Cacic, futbollisti kroat, vetëm 23 vjeç, ka ndërruar jetë të enjten, pasi pësoi një atak kardiak gjatë një seance stërvitore me klubin e tij, NK Nehaj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi në llogarinë zyrtare në Facebook.
Sipas Marcas, lojtari u dërgua në një spital aty pranë teksa mjekët e futën atë në koma.
Që atëherë, ata u përpoqën të bënin gjithçka që ishte e mundur për të, por që ishte e kotë.
Mediat e përshkruajnë Cacic si një lojtar me projeksion, që e kishte nisur karrierën me disa paraqitje me Rijekën.
Pasi kaloi një sezon në Itali me Isernia në Serinë D, ai u kthye në Kroaci për t’iu bashkuar NK Nehaj, i cili do të ishte klubi i tij i fundit.