Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se, kryetari, Agim Bahtiri, ka vendosur që të rikthehet vendimi, që dita e diele të jetë ditë pushimi.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së 56 bizneseve, thuhet në njoftimin e komunës.
Njoftimi i plotë:
Pas shqyrtimit të kërkesave së pesëdhjetë e gjashtë bizneseve, për caktimin e ditës së diel pushim, kryetari Bahtiri duke marrë parasysh kërkesën e tyre dhe gjendjen pandemike në vend, vendos për rikthimin e vendimit, që e diela të jetë pushim.
Vërejtje: ky vendim hynë në fuqi duke filluar nga, diela e parë e këtij muaji përkatësisht nga data 23.08.2020.