Shifrat e mbledhura nga shkencëtaret e “London School of Hygiene and Tropical Medicine” në bazë të të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, tregojnë se ne peshojmë rreth 287 milionë tonelata, nga të cilat 15 milionë tonë për shkak të personave mbipeshë dhe 3,5 për shkak të obezëve.
Pesha mesatare për një person (mashkull ose femër) është 62 kg, por ka ndryshime mes vendeve: amerikano-veriorët peshën mesatare e kanë 80,7 kg, ndërsa aziatikët 57,7 kg.
Kërkuesit shpjeguan se qëllimi i këtij studimi është sensibilizimi për problemin e obezitetit: Nëse e gjithë popullsia e botës do të kishte peshën e amerikanëve, ku 70% e personave janë mbipeshë, do të kishim një rritje të peshës në shifrën 58 milionë tonelata.