E enjtja festë, mësimi online ritransmetohet të shtunën në orar të njëjtë

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se me rastin e shënimit të “Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave, pasi që do të të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë.

Në njoftim thuhet se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së enjte, do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë sipas orarit të njëjtë.


“Për shkak se nesër, më 09 prill 2020, është festë zyrtare, me rastin e shënimit të ‘Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës’, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën festive, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së enjte (më 09 prill 2020), do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 11 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”, thuhet në njoftimin e MAShTI-it.

Të ngjashme