E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik

Prishtinë | 19 Gus 2026 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës, Time Kadriraj, ka deklaruar se hedhja e vezëve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ishte një aksion spontan dhe simbolik, duke mohuar se pas këtij veprimi ka pasur ndonjë skenar apo organizim tjetër politik, raporton Ekonomia Online.

Kadriraj tha se veprimi i saj kishte për qëllim të kërkonte respektimin e Kushtetutës dhe e cilësoi si “manipulim” përdorimin e këtij rasti nga Lëvizja Vetëvendosje si arsye për mospjesëmarrje në seancën konstituive.

“Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse atë ditë do të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk ka pasur gjuajte me vezw, s’ka pasur skenar tjetër, s’ka pasur organizim tjetër. Kjo është një manipulim i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kjo nuk është arsyeja sepse s’ka pasur. Unë e kam marrë një aksion simbolik, me kushtin që ky njeri të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. S’ka pasur skenar tjetër. Thashë: manipulim, edhe po e shfrytëzojnë këtë manipulim për mos-hyrjen në seancë”, tha ajo.

Kadriaj ka folur edhe për takimin e mbrëmshëm mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku sipas saj ka munguar transparenca.

Ndërkohë duke folur për qëndrimin e Aleancës, Kadrijaj ka thënë se e kanë biseduar me kolegët që ta shtojnë edhe një kusht, atë për zhbërjen e Ligjit për Shtetësinë, krahas gjashtë të tjerave të cilat i kanë parashtruar.

“Çka është diskutuar për tri orë në një tavolinë nëse nuk e kanë një marrëveshje politike. Ne nuk mund ta ndalim LDK-në që të ketë një marrëveshje mirëpo le të jenë transparentë. Nuk mund ta pengojmë një marrëveshje por nëse e kanë një të tillë, le të vijnë në Kuvend dhe ta konstituojnë Kuvendin, të mos e shkelin Kushtetutën dhe pse jo ta bëjnë edhe presidentin. E kemi diskutuar edhe me kolegët e Aleancës, ndoshta është mirë të shtohet edhe një kusht, që të zhbëhet Ligji për Shtetësinë e Kosovës. Është një ligj i cili po e dëmton Kosovën”, ka thënë Kadrijaj.

Të ngjashme