Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, ku një grua dyshohet se është goditur qëllimshëm me veturë nga ish-bashkëshorti i saj.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:28. Viktima, femër kosovare, ka raportuar se është goditur nga mbrapa me veturë nga ish-bashkëshorti, me të cilin aktualisht është e ndarë.
Pas rastit, të dyja palët janë intervistuar nga organet e rendit, ndërsa viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës.
Me vendim të prokurorit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.