(Raporti i progresit)
- Kryeministri Kurti ka vallëzuar Hopa para tupanit, nga gëzimi për asfaltimin e rrugës që lidh Dragashin me Dragashin.
- Ka premtuar se do të vallëzojë përsëri.
Një studiues i vallëzimit tha se kryeministri vallëzon bukur, por, ende nuk mund të barabitet me profesorin nga Vushtrria.
- Kryeministri ka marrë pjesë në ‘Festivalin e Dritave’ në RTK, që ndryshe e quajnë ‘Festival i Këngës’.
- RTK ka bërë lum kur e kanë parë kryeministrin në Festival, prandaj praninë e tij e kanë dhënë lajm të parë.
- Kryeministri me këtë rast s’ka vallëzuar, sepse në Festival askush s’ka kënduar.
- Por e ka pasur rastin ideal ta shoh se si dorëhiqet Adi Krasta, i cili e ka shfrytëzuar Festivalin për ta bërë çështje kombëtare dorëheqjen e tij personale.
- Njësoj do të vepronte Krasta edhe sikur ta udhëheqte ceremoninë e shpalljes së pavarasisë së Kosovës.
- Ju kam thënë se Platoni ka thënë se dashuria është sëmundja më e rëndë mendore.
- Albin Kurti i ka respektuar traditat dhe zakonet shqiptare.
- Liburnit ia ka bërë përhair dy shtëpitë në lagjen luksoze.
Liburni u tregua shtëpiak, me një
rrogë – dy shtëpi!
- Për përhair kryeministri ia ka dërguar një pikturë me pamjen e Luginës së Preshevës, e punuar në beze me gjithsej tri ngjyra, nga një piktor i Luginës së Preshevës që jeton në Fushë-Kosovë.
- Pasi u sigurua se shteti serb i pasivizoi adresat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Fushë-Kosovë, s’di a është më këshilltarja e kryeministrit, kryetarja e Preshevës, e bëri një protestë në Medvegjë me thirrjen ‘Kthema adresën’.
- Në postimin e thirrjes për protestë i mori 103 pëlqime.
- Shtatëmbëdhjetë ditë e gjysmë nuk i ka folur Arbërie Nagavcit sherri se kjo e quajti Orhan Pamukun, Orhan Pambuk.
- Arbëria i kërkoi falje kryeministrit dhe e siguroi se do të ketë kujdes me bashkëtingëlloren D, dhe e siguroi kryeministrin se jo veç për Pambukun, por gabime s’do të bëhen më as për ‘shpindën’, e as për ‘të shtundën’.
- Frymëzuar nga Galile Galilei, me idenë e Artane Rizvanollit, kryeministri Kurti i ka stolisur ndërtesat e Kosovës me klima.
- Aparatet e klimave i kanë zëvendësuar ish antenat satelitore, të kacavarura nëpër ballkone e mure të banesave.
- Tash nuk varet më prej teje a del në ballkonin tënd, sepse gjithmonë të pikon mbi kokë.
- Ministrisë së Drejtësisë i kanë humbur dëshmitë, por kryeministri nuk e ka bërë të madhe, ka treguar mirëkuptim për humbjen e ‘gjakut’ të A.D.
- Më së shumti Albulena Haxhiu ia ka ditur lezetin mandatit…
aq shumë sa është parë duke u shikuar në lugë si në pasqyre dhe sidomos shikohet në syzet e bashkëbiseduesve.
- Albulena e ka çuar përpara të drejtën e gruas për t’i ndërruar përditë fustanet pa u frikësuar se mund të keqkuptohet!
- Ka kaluar koha kur grua serioze konsiderohej vetëm gruaja që
dukej ‘serioze’!
- Albulena Haxhiu ka marrë guxim t’i kombinojë këpucët e bardha me fustan dhe me çantë të bardhë.
- Donika Gërvalla lëre që nuk e kërkon më vrasësin e babës së saj, por ajo e shpalli të ‘ndershëm’ në OKB vrasësin dhe dëbuesin e mijëra shqiptarëve – Oliver Ivanoviç.
- Për beter, nuk e ka përditësuar ish- bindjen e Albin Kurtit për Oliver Ivanoviçin.
- Në OKB e prezantoi foton e Gjuriqit me Radojçiqin!
Çudi e madhe!
Nuk çuditet që Mimoza ka biseduar me Radoiçiqin kundër UÇK-së, as nuk çuditet që kryeministri takohet me Vuçiqin, por kishe po çuditem që serbët që
e kanë të njëjtin qëllim për Kosovën takohen mes vete!
- Është kaq e padije.
Sepse, sheh veç bardh e zi!
(Çka thotë kjo për Ibrahim Rugova ka pasur foto nga takimi me Millosheviçin në vitin 1999, pas shumë masakrave të Millosheviçit kundër shqiptarëve!).
- Donika Gërvalla as pasurinë e vet s’diti ta fsheh nga shteti, se u zbulua, që domethënë, kjo s’di as veten ta mbrojë.
- Progresi më i madh i Albin Kurtit është riedukimi i veteranëve të UÇK-së, të cilëve u mbajti orë pedagogjie, ua rishkroi fatin dhe i la pa rroga e i përuli veç me një ushtare të tij, Mimoza Kusarin,
e cila u angazhua që terroristin serb ta bëj vëlla të saj, me të cilin u bën tok kundër UÇK-së.
- Sa herë qesh pas këtij rasti, ajo duket si ‘shtrigë’!
- Qeveria e Albin Kurtit i ka harxhuar 31 milionë euro për naftë.
Kanë mundur të harxhojnë edhe më shumë.
- Pasi që janë ndjerë shëndosh e mirë, për shëndetësi i kanë dhënë veç 51 milion euro.
(Por, Vjosa Osmani ende e mban rekordin kur si deputete i ka pas shpenzuar 4,000 euro, pa dijeninë e saj dhe pa shkuar askund!)
- Petrit Ajeti nuk bën të jetë shef i AKI-së, pasi u zbulua se tutët prej Salih Zybës!
- Nuk ka guxuar të përgjigjet kur është pyetur ‘a po nerth’!
Zyba është përgjigjur në vend të tij ‘Jo, ky s’po nerth’.
- Pajtohem plotësisht me psikiatrin e Albin Kurtit që mendon se vetvetiu mbiemri Zyba ngërthen në vete një frikë misterioze, sepse nuk ia di kuptimin.
- Petriti mund t’i duket petull Zybës, por pas asaj petulle mund të fshihet një talent i pazbuluar.
- E arritur tjetër e kryeministrit Kurti janë vizitat e tij nëpër shtëpitë e disa profesorëve e aktorëve të mërzitur!
Nuk ua rritë pensionet, po edhe më mirë, ua rritë mendjen!
- Kjo ka ngjallur apo ringjallur një xhelozi në mes aktorëve si dhe piktorëve: pse te ai po shkon kryeministri e te unë s’po vjen!
- Nuk i dihet – mos e humb besimin!
- Në mandatin e tretë e ka paraparë t’i shpeshtojë vizitat tek aktorët, dhe në shumë raste edhe do të bujë!
- Kryeministri e ka bërë Kosovën të denjë për sanksione.
Më shumë po duket Kosova shtet shkaku i sanksioneve, se sa që ka ushtri të veten.
- FSK kanë filluar ushtrimin ‘Ujku i çeliktë’.
Ka mundur ta quajnë edhe më keq ‘Ujku i dukatit’.
‘Ujku i Çeliktë’ më ka frymëzuar të angazhohem në ushtri për të krijuar emra të bukur për ushtrimet e ushtarëve, për t’u dhënë emrave të ushtrimeve të tyre kuptim femëror, për shembull ‘Peshku në det, fërterja në zjarr’, ‘Karafili i kuq’ ose ‘Gruaja që fluturon’
- I kisha pas harruar çizmet para derës, dhe sot në mëngjes, pasi që u gëzova që i gjeta, u nervozova se parandjeva sikur diçka më kishin vendosur në shtiklla.
- Rrugës duke shkuar tek këpuctari për demontimin e shtikllave, mendova se do t’ia kem hëngër nervat ‘atij’ që më ka ‘përgjuar’ nga këmbët, se përditë 7 kilometra eci me shtiklla në ditë, e kam shurdhuar!