E kamuflonte kokainën në vezë çokolate, prangoset shqiptari në Itali

Prishtinë | 02 Dhj 2025 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Një shqiptar është arrestuar të shtunën në Itali nga Guardia di Finanza e San Benedettos.

22 vjeçari u prangos gjatë një kontrolli në zonën e Monsampolos.

Sipas mediave italiane, ai u ndalua duke drejtuar një veturë të tipit Toyota Auris.

Autoritetet gjeten një mbështjellës portokalli, tipik për një markë të njohur vezësh çokollate, i cili përmbante 15 doza kokaine me peshë rreth 8 gramë.

I njëjti kishte po ashtu edhe dy celularë dhe 300 euro para të gatshme, që besohet se vinin nga trafiku i drogës.

Shqiptari thuhet se kishte precedentë penalë, duke qenë edhe i dënuar për trafikim të drogës.

I riu u paraqit të dielën para gjykatës, i përfaqësuar nga avokati i tij, Umberto Gramenzi.

Gjykatësi konfirmoi arrestimin dhe shtyu çështjen deri më 6 shkurt për procedura të mëtejshme.

Operacioni tregon përpjekjet e autoriteteve italiane për parandalimin e trafikimit të drogës në zonën e San Benedetto dhe qyteteve përreth, shkruajnë mediat italiane.

Të ngjashme