E kërcënuan me jetë drejtorin e KEK-ut, arrestohen dy persona

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar nga Policia pasi të njëjtit dyshohet se mbrëmë e kanë kërcënuar me jetë drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaçin.

“Lidhur me rastin e kanosjes që ndodhi mbrëmë rreth orës 18:00, është hapur në stacionin policor Qendra në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar është kanosur ankuesi N.Th, sot janë arrestuar dy persona të dyshuar – B.B mashkull 24 vjeç dhe J.K mashkull 29 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Që të dy me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme