Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka bërë të ditur se Tribunali i Arbitrazhit për rastin e Privatizimit të Telekomit të Kosovës ka vendosur plotësisht në favor të Kosovës.
“Sapo arriti një lajm i mirë për Kosovën: Tribunali i Arbitrazhit për rastin e Privatizimit të Telekomit të Kosovës ka vendosur plotësisht në favor të Kosovës, duke e obliguar kompaninë ACP Axos ti paguaj rreth 2 milionë dollarë në shpenzime të ndryshme.Urime të gjithëve, në veçanti atyre që kontribuan për këtë fitore!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka postuar edhe e-mailin zyrtar që kanë pranuar avokatët që e kanë mbrojtur këtë rast.
Më poshtë e-mailin:
We are pleased to inform the Republic of Kosovo that the Tribunal has rejected all of Axos’s claims in their entirety. It has also ordered Axos to pay Kosovo $1,713,349.40 and EUR 132,446.20 in arbitration costs.
It is a complete victory for the Republic of Kosovo.
We would be very grateful if you could immediately inform the relevant members of the Government of Kosovo.
Congratulations to you and your team! It was a pleasure to work with all of you.