E konfirmuar, ndeshja Gjilani-Llapi luhet sot

Prishtinë | 26 Nën 2023 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja mes Gjilanit dhe Llapi do të luhet sot, e cila është e vlefshme në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo është konfirmuar nga klubi gjilanas për Klan Kosova.

Përndryshe, ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e cila ishte paraparë të zhvillohet sot, është shtyrë për shkak të kushteve që nuk i ka plotësuar stadiumi në Hajvali.

Ndërkohë, takimi në mes Gjilanit dhe Llapit do të zhvillohet në stadiumin ndihmës të qytetit, duke filluar nga ora 13:00.

Dje janë shtyrë edhe dy përballje të tjera për shkak të borës që ka rënë. /Klankosova.tv.

Të ngjashme