E lë të lirë personin që kërcënoi Drita Hajdarin, Prokuroria ankohet për vendimin e Gjykatës

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë është ankuar për vendimin e gjykatës që e ndaloi personin e dyshuar për kërcënim të prokurores Drita Hajdari që të mos i afrohet asaj.

Prokurori i rastit qysh në fillim kishte kërkuar që i dyshuari të mbahej në paraburgim, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për klankosova.tv se sot kanë dërguar ankesë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës.

“Lidhur me personin për të cilin keni kërkuar informata ju konfirmojmë se fillimisht prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me ç’rast Gjykata ka vendosur ndalimin për t’iu afruar personit të caktuar. Prokurori i rastit ka paraqitur ankesë në Gjykatë për kundërshtimin e caktimit të masës së paraburgimit”.

Prokurorja Drita Hajdari është kërcënuar me likuidim fizik pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i lirojë të dyshuarit nga akuzat.

Hajdari ishte ajo që ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve në rastin “Pronto”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme