E marrin me forcë dhe e rrahin një person në Pejë, arrestohen tre të dyshuar

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar se tre persona e kanë marr me forcë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër e më pas e kanë rrahur, me ç ‘rast si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:20, në Pejë.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj e kanë marr me forcë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër e më pas e kanë rrahur, me ç ‘rast si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme