E mashtron për 20 mijë €, arrestohet nga policia

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 10:33 | Nga

Një qytetar i Komoranit të Drenasit është arrestuar nën dyshimin për mashtrim duke ia ka marrë një qytetari tjetër shumën prej 20 mijë euro.

Policia, pas marrjes së informatës ka reaguar duke arrestuar të dyshuarin dhe i cili është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull k/shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke kërkuar nga viktima mashkull k/shqiptar shumën prej 20 000 €”.

“I dyshuari, fillimisht i kishte pranuar shumën prej 2 000 €. Njësitet policore tek i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur shumën e dyshuar prej 2 000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme