E mbijetuara e kancerit takohet me infermieren pas 30 vjetësh

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 13:33 | Nga

Një grua që kishte vuajtur nga kanceri si adoleshente, është ribashkuar me infermieren që ishte kujdesur për të para 30 vjetësh.

Liz Brown, 43-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve nga Anglia, ishte diagnostifikuar si 14-vjeçare me ‘osteoblastomë’ agresive, një formë kjo e rrallë e tumorit të eshtrave.

Broën e kishte pranuar diagnozën kur ishte zgjuar e paralizuar në ditëlindjen e saj të 14-të.

Ajo qe dërguar në spitalin Addenbrooke të Cambridge më 1989, kur i ishte thënë se nuk duhet pritet të mbijetojë deri në moshën madhore.

Sa ishte në spital, për të ishte përkujdesur infermierja, Debbie Bye.

Brown nuk e ka harruar kurrë kujdesin e zellshëm të saj në kohërat e vështira.

“Prognoza ishte shumë e keqe. Nuk pritej që të jetoja më shumë se pesë vjet, por tani kam 34 vjet, tre fëmijë dhe nuk e sheh asnjë karrocë”, ka thënë Brown.

“Ajo mund të ketë menduar se po e bën vetëm punën e saj, por kjo shkon përtej asaj”.

“Më kujtohet tek e shikoja Debbie-n tek punonte, dhe se si inspirohesha nga mënyra se si i bënte gjërat”.

“Ajo ma dëshmoi që fëmijët janë fëmijë pavarësisht se çfarë nuk shkon me ta, dhe na trajtoi të gjithëve njëjtë”.

Bye e kishte inspiruar Brown-in që të punonte me fëmijë kur të rritje, dhe tani ajo punon me fëmjët me autizëm dhe fëmijët që kanë probleme me dëgjim.

Brown apeloi në Twitter që ta gjejë infermieren,dhe postimi i saj u shpërnda më shumë se një mijë herë. Nisma e saj doli të jetë e suksesshme pasi që të dyja eventualisht arritën ta kontaktojnë njëra-tjetrën falë fuqisë së medieve sociale.

Ato priten të takohen personalisht, pasi që tani janë ribashkuar vetëm përmes kanaleve virtuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme