Në spitalin e Lipjanit është pranuar një e mitur, për trajtim të shtatzënisë.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
E mitura është pranuar në repart, për trajtimin e shtatzënisë, ndërkaq me vendim të prokurorit, është intervistuar një person, e më pas është liruar.
Rasti që është hapur si “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare” vazhdon në procedurë të rregullt.