E mitura nga Skenderaj largohet nga shtëpia, dyshohet se iku për t’u martuar

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Të premten në orën 08:00, një prind nga Skenderaj ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se ka shkuar që të martohet me një person.

Me të marrë informacionet, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ka marrë viktimën dhe e kanë dërguar për ekzaminim mjekësor.

Policia ka njoftuar se më pas e mitura është kthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”.

Të ngjashme