E mjerë Kosova që ju ka!

Prishtinë | 01 Gus 2023 | 20:10 | Nga Faton Abdullahu

• Keni ardhë në pushtet për t’i zënë hajnat, jeni bërë hajna që s’po mund të ju zë askush.

• Keni ardhë veç me fjalë dhe nga rruga, po i leni njerëzit pa fjalë, rrugëve dhe para ambasadave.

• Keni ardhë duke shitur moral dhe nder, tash s’dini me ble ndershëm as vaj as grunë.

• Keni ardhë për t’i larguar të paditurit, asgjë nuk po dini dhe nuk e keni ndërmend mu largu.

• Keni ardhë duke bërë zhurmë për dialogun, por me Vuçiqin kuptoheni edhe në heshtje.

• Dini anglisht, por më së paku ju kuptojnë amerikanët dhe anglezët.

• Keni ardhë për t’i larguar të pa mençurit, për çudi juve ju doli se amerikanët qenkan naiv.

• Ju gëzuat atyre që ranë në burg, tash me sanksione doni me kthy krejt Kosovën në burg.

• Keni ardhë me idenë për bashkim kombëtar, askush nuk na ka nda e përça më keq me Shqipërinë.

• Erdhët që të na futni në NATO, por NATO jau futi juve.

• I keni zhgënjyer të gjithë dhe shumë, por vetë jeni të ngazëllyer e dalldisur edhe më shumë nga pushteti dhe shteti.

Poshtë populizmi!

Të ngjashme