E ngrënën ushqimin dhe filluan ta demolojnë inventarin e një restoranti në Prizren

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës raporton se në Prizren ankuesi mashkull K-Shqiptar pronar i restorantit, ka informuar se katër persona të panjohur, pasi kanë ngrënë ushqim kanë filluar të demolojnë inventarin e restorantit dhe më pas kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar.

“Të dyshuarit jashtë restorantit kanë thyer xhamat e një veture me pronar mashkull K-Shqiptar. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Të ngjashme