E ofendoi gjyqtarin e ndeshjes, ylli i Realit e pëson rëndë

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është dashur të mundohet shumë për të kaluar në rrethin tjetër të Kupës së Spanjës.

Los Blancos fituan 1-2 ndaj Elches në udhëtim, por vetëm pas vazhdimeve.

E në minutën e 102-të, mbrojtësi brazilian Marcelo u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo nuk i pëlqeu fare atij.

Kapiteni i Real Madridit e ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe kjo gjë i ka kushtuar rëndë atij.

Federata e Futbollit të Spanjës ka marrë vendim që ta dënojë me tri ndeshje brazilianin për ofendimin kundrejt gjyqtarit kryesor.

Kësisoj trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë në shërbimet e brazilianit në takimet ndaj Elches në kampionat, Athletic Bilbaos në Copa del Rey dhe ndaj Granadas në La Liga.

Të ngjashme