E pabesueshme sesi është boshatisur narracioni i LVV-së

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 18:06 | Nga Teutë Rrusta

E pabesueshme sesi është boshatisur narracioni i Lëvizjes Vetëvendosje. As përfaqëson diçka a dikënd, as nuk ka potencial trasformues, as ndërhyrës. Bosh.

Çkado që thua nuk ka rëndësi, sepse asgjë nuk tokëzohet me realitetin e as premtimin për ndryshim.

Pastaj, nuk ka rëndësi as se cila figurë politike nga ata del në media.

Të gjithë e luajnë/prekin veç një notë (tingull). Ato e ata nuk besojnë në atë që e flasin. I ngrehin fjalët zhag, pa pikë vullneti.

Pos kritikës që nuk po dalin për ballafaqim në media, duhet shtu edhe faktin që edhe kur dalin nuk japin diçka të re, apo mbrojtje të denjë.

Të ngjashme