Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Mitrovicë.
Ankuesja femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj.Gjatë sulmit ka ndërhyrë vëllai i viktimës, i cili fizikisht ka sulmuar ish burrin e saj të cilit i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës. Ankuesja ka refuzuar që të pranoj ndihmë mjekësore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari shkon në mbajtje për 48 orë.