E-prokurimi jashtë funksionit, shtyhen afatet për aktivitetet e prokurimit

Prishtinë | 22 Kor 2017 | 10:16 | Nga

Ueb faqja e prokurimit publik “E-prokurimi” është jashtë funksionit nga dita e enjte. Kjo ka bërë që të shtyhet afatit për aktivitetet e prokurimit.

Kjo faqe pritët të kthehet në funksionit me 24 korrik. Si rrjedhojë e kësaj ka bërë që kompanitë e interesuar për njoftim të kontratave nga ana e Autoriteteve kontraktuese, të mos mund ta tërheqin dosjen e tenderit.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik –KRPP, ka njoftuar për shtyrje të afatit të aktiviteteve të prokurimit, shkruan lajmi.net.

KRPP- thotë se shtyrja e afatit për aktivitetet e prokurimit për institucionet publike është bërë në mbështetje të nenit 33, i “Rregullave dhe Udhëzuesit për Prokurim Publik” dhe bazuar në situatën e krijuar si rezultat i pamundësisë së qasjes në sistemin e prokurimit elektronik i shkaktuar nga mungesa e certifikatës për SSL në infrastrukturën e MAP/ASHI-se, e si pasoj e së cilës sistemi i prokurimit elektronik i postuar në https://e-prokurimi.rks-gov.net/home/ qe nga data 20/07/2017 rreth orës 11.00 ka qenë jashtë mundësisë së qasjes e cila situatë vazhdon ende.

“ Njoftojmë për të gjitha autoritet kontraktuese dhe operatoret ekonomik se: koha dhe afatet për dorëzim, përkatësisht hapja publike të ofertave- njoftimet e të gjitha llojeve shtyhen deri me datë 24.07.2017 koha dhe ora e njëjtë e ditës ne të cilën është dashur të ndodhë ngjarja. P.sh, bërë hapja publike e ofertave është dashur të ndodhë në orën 14:00 të cilës datë në të cilën sistemi nuk ka qenë i qasshëm, afati i ri do të jetë në orën e njëjtë te datës jo më herët se 24.07.2017. Në qoftë se afati i ri për çdo hapje të veçantë të tenderit bie pas orës 15:00 në atë ditë, ose qasja nuk është e mundur dhe gjatë këtij afati, ai mund të zhvendoset në ditën pasardhëse të punës në një kohë të përshtatshme”, ka njoftuar KRPP

KRPP, po ashtu sqaron mq tej se pamundësia në qasjen nuk ka të bëjë aspak me funksionimin e platformës dhe/ose me përgjegjësit dhe autorizimet e KRPP-së me përgjegjësit dhe autorizimet të cilat janë pjesë e infrastrukturës së MAP/ASHI. Mungesa-skadimi i validitetit të certifikatës për SSL ka shkaktuar pamundësinë e qasjes në sistem dhe e njëjta pritet të rregullohet gjatë ditës së sotme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme