Analisti Nexhmedin Spahiu, i cili e ka propozuar vetëm për president, e ka sqaruar deklaratën e tij. Në emisionin “Mesditë” në “Tëvë1”, ai ka shpjeguar arsyet pse e ka propozuar veten për president të Kosovës. Sipas tij, nuk është asgjë jo serioze që dikush ta propozojë veten për president. “Nuk është hera e parë që […]
E propozoi veten për president, sqarohet Spahiu: S`është asgjë jo serioze që dikush ta propozojë veten

Analisti Nexhmedin Spahiu, i cili e ka propozuar vetëm për president, e ka sqaruar deklaratën e tij.
Në emisionin “Mesditë” në “Tëvë1”, ai ka shpjeguar arsyet pse e ka propozuar veten për president të Kosovës.
Sipas tij, nuk është asgjë jo serioze që dikush ta propozojë veten për president.
“Nuk është hera e parë që propozohet emri im për president. Janë dhjetëra personalitete publike që kanë elaboruar me shkrime të gjata dhe fakte se pse duhet të isha president i Kosovës. Nuk është asgjë jo serioze që dikush ta propozojë veten”, ka thënë Spahiu.

















