E rëndë në Gjakovë: 15-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke konsumuar medikamente

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 16:49 | Nga Ekonomia Online


Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Gjakovë ku një vajzë e mitur tentoi t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 15-vjeçarja është dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Të ngjashme