Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Briston, ku një foshnjë vetëm 8 javëshe është ngritur në këmbë.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se babai i foshnjës pretendon se fëmija e tij ka mësuar të ngrihet pa ndihmën e askujt dhe atë ende pa i bërë tetë javë jetë, duke i dhënë kështu epitetin e foshnjës më të fuqishme në botë.
31-vjeçari Tezra Finn-Johnston dhe e dashura e tij Emily Derrick, 23-vjeç që jetojnë në Kingswood të Bristolit, kishin vërejtur fuqinë e pazakontë të vajzës së tyre që kur u larguan nga spitali.
Dyshja pretendojnë se qysh në ditët e para të jetës kishte arritur pa ndihmën e askujt ta ngrit kokën larg, ndërsa tani edhe pse vetëm 15-javëshe po qëndron në këmbë pa e mbajtur askush.
Nëse një fakt i tillë është i vërtetë foshnja tetë javëshe mund të jetë fëmija më i ri për nga mosha që po arrin të bëjë një gjë të tillë, por rekordi zyrtar i librit të rekordeve Guiness.