E shkarkuan Lampardin, Sena Dyche pritet të jetë trajneri i ri i Evertonit

Prishtinë | 29 Jan 2023 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Everton do të prezantojë zyrtarisht Sean Dyche si trajnerin e tyre të ri “së shpejti”, sipas Fabrizio Romano.

Eksperti i merkatos përmes llogarisë së tij personale në Twitter, Romano njoftoi se 51 vjeçari, pritet të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë në Goodison Park për të zëvendësuar Frank Lampard.

Mësohet se tashmë janë nënshkruar të gjitha kontratat që Everton të emërojë zyrtarisht ish-trajnerin e Burnley-t si trajnerin e tyre të ri.

Të ngjashme