E kujt nuk i kujtohet e bukura Rubi. Jo vetëm vajzat, por edhe çunat ka qenë ndjekës të kësaj telenovele e cila shfaqej në televizor çdo pasdite në vitet 2004-2005.
Mirëpo Barbara Mori ka thënë në një intervistë se ndërkohë që po xhirohej telenovela, ajo mësoi se ishte e prekur nga kanceri.
Dhimbje, tortura, frikë dhe ankth përjetoi Barbara gjatë kësaj sëmundje. Por, falë kimioterapisë, ajo ia doli mposhti kancerin.
“Kur ishim në muajin e tretë të xhirimeve mjekët më thanë se kisha kancer dhe më duhet të operohem. Por, falë Zotit kaloi shumë lehtë me disa kimioterapi e sot jam shëndosh e mirë“, është shprehur aktorja.