E shpalli Anglinë kampione me tatuazh, por Argjentina ia prishi tifozit ëndrrën

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Një tifoz anglez u tregua tepër optimist përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës, duke bërë një tatuazh ku shkruhej se Anglia ishte kampione e Botërorit 2026. Pas eliminimit të ekipit nga Argjentina, ai tashmë ka vendosur t’i shtojë tatuazhit frazën “Just kidding” (“Po bëja shaka”).

Sean Carrington nga Manchester bëri tatuazhin, i cili paraqet trofeun e Kupës së Botës dhe mbishkrimin me shkronja të mëdha: “England World Cup Winner 2026”.

Ai tha se kishte besim të plotë se “Tre Luanët” do ta fitonin trofeun, veçanërisht pas fitores 2-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Tatuazhi u realizua në studion Holy Trinity Tattoo Studio në Standish, e cila e pranoi me urgjencë kërkesën e tij për ta përfunduar përpara gjysmëfinales, në mënyrë që të kishte kohë të shërohej.

“Jam thjesht impulsiv. Sa më gjatë ta mendosh një ide, aq më shumë e bind veten të mos e bësh”, tha Carrington për BBC.

Ai shtoi se nuk pendohet për vendimin.

Të ngjashme