Në Pejë është gjetur shtetasja e çeke që ishte shpallur e humbur, transmeton Koha.net.
Sipas raportit të Policisë, gjatë një pune hetimore është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.
Ai, duke përdorur dhunë, kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë në shtëpinë e tij viktimën femër shtetase të Çekisë e cila ishte e raportuar person i humbur nga autoritetet çeke.
Te personi i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie 12 mm, një pistoletë 4.5 mm dhe një pushkë ajrore 5 mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.