E sulmoi me thikë mjekun kujdestar në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Prishtinë | 25 Qer 2023 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar dje një person në Ferizaj.

Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë mjekun kujdestar në Qendrën Emergjente të Ferizajt.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SULM- Ferizaj, 24.06.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Të ngjashme