Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar një person tjetër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.