19 vjeçari aktualisht është i huazuar në Holandë te SC Heerenveen, aty ku luan edhe anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli.
“Do të tentoj ta përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të kthehem në Real Madrid në verë, për t’iu bashkuar ekipit në parasezon. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Odegaard.
Odegaardi zgjodhi Realin, edhe pse kishte shumë oferta tjera: “Nuk pendohem për asgjë. Jam i lumtur. Unë e di se duhet të jem i durueshëm sepse Real Madridi është klubi më i mirë në botë”.