E zezë, e heshtur dhe e frikshme: Kjo është arma e çuditshme e Turqisë

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 12:30 | Nga

Turqit kanë ndërtuar një lloj të ri arme që funksionon si minë detare kundër anijeve dhe mjeteve lundruse.

“Vatoz” quhet mina e re detare, e cila mund të kontrollohet nga larg dhe lundron si një peshk i zakonshëm deri tek objektivi.

Pasi ngjitet tek anija apo nëndetësja, ajo shpërthen duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Droni i ri detar ka një shpejtësi rreth 8-9 kilometra në orë dhe mund të lundrojë në mënyrë të pavarur për 12 orë.

“Vatoz” mund të funksionojë edhe për qëllime spiunimi duke dërguar mesazhe të koduara në drejtim të bazës.

Kjo armë e re nuk është futur ende në përdorim në forcat ushtarake turke pasi deri më tani po testohet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme