Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet. Në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një e Policisë së Kosovës. Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor) kanë pësuar lëndime trupore, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Personat e lënduar janë dërguar për […]
Një veturë e Policisë përfshihet në aksident, lëndohen tre zyrtarë policor dhe dy qytetarë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.
Në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një e Policisë së Kosovës.
Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor) kanë pësuar lëndime trupore, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.











