The Economist: Rikuperimi i ngadalshëm dhe i tejzgjatur i Kosovës

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 18:32 | Nga

Revista prestigjoze “The Economist” gjatë ditës së sotme i ka kushtuar një artikull Republikës së Kosovës, si dhe sfidave që përballet shteti i ri pas përfundimit të luftës.

Fokus i këtij artikulli të sotëm është papunësia me shkallën më të lartë dhe GDP-në më të ulët në rajon.

Ky artikull citon liderët e shtetit të cilët fajësojnë shtetin serb për stagnimin ekonomik, si dhe për bllokadat tregtare dhe ekonomike, po ashtu aty përmendet edhe Rusia e cila po bllokon anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si njëra ndër shkaqet më të mëdha sa i përket gjendjes së rëndë ekonomike në vend, transmeton lajmi.net.

Mirëpo kjo demantohet sipas “The Economist” nga prodhuesit dhe biznesmenët vendorë, që sipas tyre shkaku më i madh është mos inkurajimi dhe mungesa e mbështetjes nga Qeveria e Kosovës për bizneset, ata nuk mendojnë që problemet kryesore të Kosovës vijnë nga mos-anëtarësimi në Kombet e Bashkuara.

Në fund përmendet se ekonomia e Kosovës ka shënuar një rritje prej rreth 4 % duke u potencuar edhe kontributi jetik i Diasporës në këtë çështje, mirëpo sipas biznesmenëve kosovarë, “imazhi ynë është më i keq se realiteti”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme