Eddi Murphy pozon për herë të parë me dhjetë fëmijët e tij

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Edi Murphy në fillim të muajit dhjetor u bë me fëmijën e dhjetë.

Aktori 57-vjeçar ka pozuar për herë të parë me dhjetë fëmijët e tij për kartolinën e Krishtlindjeve.

Këtë imazh të ëmbël familjar e publikoi në llogarinë personale në Instagram e bija e artistit, Brya.

Aktori njihet si person që e ruan me xhelozi intimitetin e familjes dhe rrallëherë shfaqet në publik me fëmijët.

Edi aktualisht është në një marrëdhënie me modelen australiane, Paige Butcher, me të cilën ka një vajzë dhe djalë – Izzy Oona dhe Maxin.

Para se të lidhej me modelen australiane, ylli i filmit “Beverly Hills Cop” ishte i martuar me Nicole Murphyn, me të cilin ka pesë fëmijë – Audra 28-vjeçar, Shayne 23-vjeçari, Zola 18-vjeçari, Bella 16-vjeçar dhe djalin, Miles. Ata u shkurorëzuan pas 22 vjet martese në vitin 2006.

Eddie ka edhe vajzën 11-vjeçare, Angel dhe tre djem me këngëtarin Mel B. Eric është djali që erdhi në jetë nga lidhja me Paulet McNally, dhe Christian nga marrëdhënia me Tamara Hood.

View this post on Instagram

Merry Christmas!!! ?

A post shared by Bria (@bria_murphy) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme