Edhe 50 banesa për kategoritë e dala nga lufta

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 18:46 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkroi sot kontratat për 50 banesa që do u jepen kategorive të dala nga lufta.

50 familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së do të përfitojnë banesa nga kjo kontratë e nënshkruar nga i pari i kryeqytetit.

“Pas një procesi disa mujor familjet më meritore do të përfitojnë nga ky program i Komunës së Prishtinës”, tha Ahmeti në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’.

Të ngjashme