Edhe dy investitorë përmbushin kriteret teknike, planifikojnë investimin e 225 milionë eurove

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Është mbajtur takimi i radhës i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, ku u shqyrtuan kërkesat e dy investitorëve strategjik dhe njoftimi për kompletimin e dokumentacioneve.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, që është edhe udhëheqës i këtij komisioni tregoi se edhe dy investitorë tjerë i kanë plotësuar kriteret teknike.

“Edhe dy investitorë strategjik i kanë përmbushur kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional të cilin e themeluam sot me vendim të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike”, tha Shala.

Subjektet aplikuese “Solar Kosova 2020” dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” planifikojnë të investojnë në Kosovë 225 milionë euro.

“Solar Kosova 2020” planifikon investimin e 128 milionë eurove në Komunën e Obiliqit dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” 97 milionë në Komunën e Pejës. Të dyja këto projekte në energji alternative.

Shala tha se fal ndryshimeve të bëra në aktet nënligjore të Ligjit për Investime Strategjike, Kosova gradualisht po kthehet në vend atraktiv për investitorët e huaj.

Këto dy investime që janë në procedurë e sipër dhe investimi i “SOWI Kosovo” L.L.C kapin vlerën e 394 milionë eurove, dhe janë investimet e huaja më të mëdhajadirekte në Republikën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme