Edhe dy muaj paraburgim për Azem Sylën

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 15:03 | Nga

Azem Syla do të qëndrojë edhe 2 muaj të tjerë në paraburgim. Ky është vendimi i fundit i Gjykatës Themelore të Prishtinës për udhëheqësin e grupit “Toka” në rastin e 38 të akuzuarve për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pronave në Çagllavicë.

Masën e paraburgimit ndaj Azem Sylës e ka konfirmuar edhe avokati mbrojtës, Tomë Gashi.

Gashi për EkonomiaOnline ka thënë se menjëherë pas vendimit për masën e paraburgimit ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Masa e paraburgimit është vazhduar dhe unë kam paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtine”, tha Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme