Edhe Fushë-Kosova ndalon doracakët me “përmbajtje të dëmshme dhe abuzuese me fëmijët”

Prishtinë | 14 Nën 2024 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Pas Prishtinës dhe Skenderajt, edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë marrë vendim për mosaplikimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e komunës.

“Përfaqësuesit e Komunës së Fushë-Kosovës nga Drejtoria e Arsimit edhe gjatë diskutimeve me MASHT lidhur me këtë temë kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e udhëzimeve ku janë paraparë aktivitete në praktikë – prekje me fëmijë nën moshën adekuate”, thuhet në njoftim.

“Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marrë për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme”, theksohet në njoftimin e Komunës, në faqen e Facebookut.

“Ne besojmë se kjo përmbajtje është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët dhe besojmë fuqishëm që ky vendim për mosaplikimin e doracakëve është në interesin e nxënësve dhe prindërve të komunës sonë”.

Të ngjashme